Megjithë spekulimet se Chris Brown i është rikthyer ish të dashurës, kjo gjë i ka thyer zemrën Rihannës sërish. Çifti janë parë mbrëmë në ndeshje e NBA-s ndërmjet Lakers dhe Neë York Nicks, ku nga radhët e para kanë bërë tifo, janë qeshur dhe gjëra tjera si çdo cift tjetër normal.
Këngëtarja e cila para dy ditësh ka qenë në pushim në Barbados, është kthyer në Los Angeles për Krishtlindje dhe ka qëndruar bashke me Chrisin.
Kjo është hera e parë që Rihanna dhe Brown kanë dalë së bashku në një ngjarje publike, duke ditur se do të fotografohen, pasi që deri më tash kanë bërë përpjekje që t’iu ikin fotove të përbashkëta.
Duket se dashuria e tyre është më e madhe edhe se goditjet dhe tradhtitë e Brownit.