Ajo kohët e fundit është paraqitur në kopertinën e "Rolling Stone" tepër e zjarrtë, që kur ajo bëri deklaratat befasuese në lidhje me pajtimin e saj me Chris Brown.

Mirëpo, në brendësi të revistës, Rihanna duket se ka zhveshur rolin e të ndjeshmes dhe vjen në një mënyrë paksa më "të egër" para aparatit fotografik të Terry Richardson.

Këngëtarja 24-vjeçare shafqet në disa poza, të cilave u jep efekt tymi i cigareje te ndezur që ajo mban në dorë dhe e thith herë pas here.

Shohim Rihanën duke tymosur një cigare teksa tymi shkon drejt kameramanit që po xhiron.

 Me flokët e saj të rruajtura pjesërisht në njërën anë, ylli tregon disa nga tatuazhet e saj, e veshur me një jelek të hollë dhe pa sytjena.

Ajo tregon gjithashtu këmbët e saj të zhveshura prorovokuese.

Megjithatë, në një tjetër foto ajo shfaqet e veshur me një bluzë të mbërthyer deri në qafë, fund dhe xhaketë të zezë lëkure, ndërsa shtrëngon në duar një cigare.

Ylli tregon për marrëdhënien e saj me Chris Brown.

Kur ajo vendosi t’i japë një tjetër shans Chrisit, e dinte që do të kritikohej nga fansat, miqtë dhe mediat, por vendosi të ndjekë zemrën e saj.