SHBA– Më parë e kishte toleruar, por tani ajo është vërtet e zemëruar pasi “Rita po i bën për vete fansat, duke kopjuar trukun e saj të vjetër”. Rihanna nuk ndjehet mirë, që ylli i ri Rita Ora “po inspirohet” nga ajo. Një paraqitje e kohëve të fundit e Ritës në tapetin e kuq ka nxitur reagimin e Rihannës.

Website amerikane shkruajnë se “Rihanna ka shpërthyer nga inati, kur ka parë që Rita Ora kishte veshur në spektaklin ËMA  një fustan, që dukej krejt si ai që kishte pasur Rihanna në vitin 2010. Kur Rita sapo e kishte filluar karrierën, Rihanna mendonte se do të dukej shumë e vogël, çikërrimtare, nëse do ta akuzonte për kopjimin e lukut të saj. Por tani ajo është vërtet e zemëruar, pasi Rita po i bën për vete fansat duke kopjuar trukun e saj të vjetër”.

Rihanna nuk ishte ndjerë mirë edhe kur kishte parë Rita Orën të performonte me një çadër (titulli i një kënge të famshme të Rihannës) si dhe në disa raste të tjera.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora duket se nuk do t’ia dijë për zemërimin e Rihannës.

Ajo ngadalë, por e sigurt, po bëhet përditë më e suksesshme. Në shkurt të vitit që vjen, Rita fillon turneun e saj të radhës.