Zonja me lëkurë të zezë Beyonce pati një performancë shpërthyese në Super Bowl

Ajo ishte nën presion për të dhënë një performancë të shkëlqyer në Super Bowlin e së dielës, pas polemikave të fundit në inaugurimin e presidentit Obama.

Dhe Beyonce rrëmbeu me stil skenën, këndoi, vallëzoi duke u bashkuar në skenë me Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Këngëtarja 31-vjeçare u shfaq në skenë me palltallona të gjera,  të cilat ajo i flaku tutje, për të zbuluar një shtresë dantella gjatë një shfaqje mbushur me efekte speciale në New Orleans.

Beyonce ka kryer një performance duke përfshirë hitet e kohëve të fundit së bashku me grupin Destiny's Child me Michelle dhe Kelly që kishin veshjet e ngjashme prej lëkure të zezë.