Rinis mbrëmjen e së hënës lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Mbrëmjen e së shtunës, autoritetet detare shqiptare e italiane njoftuan se për shkak të kushteve të këqia metereologjike, që do të regjistroheshin gjatë ditës së diel, 2 tragetet që do të niseshin nga Durrësi dhe 2 të tjerë që do të niseshin nga Bari nuk do të lundronin.

I vetmi traget që udhëtoi gjatë ditës së diel ishte ai i linjës Durrës – Ankona.

Ndërkohë, nga mbrëmja e sotme, rikthehet lundrimi normal i trageteve të linjës Durrës – Bari, pasi përmirësimi i kushteve atmosferike nuk krijon asnjë problematikë për lëvizjen e këtyre mjeteve.

Ndërkohë, ende vijojnë të mbeten të ankoruara në kalatë anijet e flotës së peshkimit, të cilat parashikohet të dalin në det të hapur duke nisur nga dita e martë.