Rinumërimi i 85 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre më 11 maj.

Prej ditës së djeshme, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.

Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.

Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 19 vota, ndërsa PS-së 42 vota. Përfituese në një masë më të vogël kanë qenë edhe Lëvizja Bashkë, Aleanca Kombëtare, Aleanca Demokracia e Re dhe Partia Socialdemokrate.

Ndërkohë koalicionit Euroatlatik të Bashkës i janë hequr padrejtësisht 5 vota, Partisë Mundësia 3 dhe koalicionit Djathtas për Zhvillim 1.