Javën e shkuar ajo është fotografuar në New York, Londër, Dubai dhe me sa duket, Rita Ora ka vendosur që Krishtlindjet e këtij viti të mos jenë të zakonshme, të ftohta e me borë, por të nxehta, pasi në këto foto, ajo mund të shihet në plazhet e Dubait. 

Duke shfrytëzuar temperaturat prej 28 gradësh celcius, 22-vjeçarja vendosi të shpenzonte të gjithë ditën në një prej plazheve popullore të Dubait, duke notuar dhe vozitur me kajak.

"Krishtlindje në plazh:)",-shkruante këngëtarja në adresën e saj në rrjetin social, Twitter.