Ndërsa ka bërë një set fotografish për “Rio Ferdinand’s # 5magazine”, Rita Ora edhe një herë ka folur për takimin e saj të parë me reperin Jay-Z dhe rrugën drejt famës.

Këngëtarja e hitit “How we do” ka thënë se Jay-Z ia ka ndryshuar jetën asaj. Ajo ka thënë se ia ka dërguar kompanisë RocNation disa demo të këngëve dhe ka pritur pak ditë derisa i ka ardhë përgjigjia.

“U kam dërguar demot kompanisë RocNation kur isha 17 vjeç, pas disa ditësh ata më kanë thirrur dhe kanë kërkuar të takohen me mua” ka thënë Rita.

Këngëtarja ka thënë se nuk ka besuar se kjo ishte e vërtetë, duke menduar gjatë gjithë kohës se ky do të ishte “edhe një zhgënjim i radhës”.

“Unë mendova se ky do të ishte thjesht edhe një zhgënjim i radhës, por pas 10 minutash gjithçka ka ndryshuar dhe më pas kemi kaluar dy orë bashkë”, ka treguar Rita.