ANGLI– Çdo dalje e Rita Orës shoqërohet nga fotografë të shumtë, pasi e reja kosovare është kthyer në një yll të vërtetë. Mbrëmjen e së mërkurës, Rita doli për të festuar në një klub nate dhe vëmendja e të gjithëve ishte përqendruar tek veshja e saj shumëngjyrëshe dhe e veçantë.

E veshur me një pardesy të verdhë dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë, Rita tërhoqi më tepër vëmendjen me pantallonat e shkurtra, bustin shumëngjyrësh që mbante në trup dhe kërthizën jashtë.