DUBAI– Kohët e fundit ajo u vu në qendër të mediave rozë pas ndarjes nga i dashuri i saj Rob Kardashian, por këngëtarja shqiptare Rita Ora me fotot e postuara në Twitter gjatë pushimeve të fundit në Dubai, duket sikur kërkon t’i vërë në dukje ‘ishit’ të saj se çfarë ka humbur.

E veshur me një palë monokini në ngjyrë të bardhë, këngëtarja e hiti ‘Hot right now’ duket vërtet shumë ‘hot’, ndërsa argëtohet në plazhet e Dubait bashkë me miqtë e saj, duke nxjerrë në pah në çdo moment linjat e trupit.

22 vjeçarja shfaqet fare e shfrenuar ndërsa argëtohet përgjatë bregut, saqë të jep përshtypjen se Rob Kardashian është një kujtim i largët tashmë për të.