NEW YORK – Në kohën kur shtëpitë e modës nëpër botë janë duke u përgatitur për koleksionin e vjeshtës, këngëtarja Rita Ora mund të jetë një shembull i veçantë i një vajze të rritur në Angli. Në moshën 22-vjeçare, Ora, e përkëdhelura e Jay-Z, me një shpejtësi të madhe ka fituar mbi dizajnerët e ndryshëm, me stilin e saj të lirë një përzierje e hip-hop-it me stilin e viteve ’90 alla Gwen Stefani.

“Moda ka qenë serioze për shumë kohë, ne jemi gati për pak qejf, apo jo?, ka thënë Peter Dundar, disenjator i “Pucci” që ka dizajnuar veshjet e Orës për disa ngjarje që janë mbajtur vitin e kaluar. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë krem që u shkonte edhe flokëve të saj. Dundar thotë se e admiron stilin e Ritës.

Ai kujton takimin e parë me Ritën, tetorin e vitit të kaluar. Stili i saj ende mbetet shkatërrues për shumë njerëz. Por zgjedhjet e saj janë tashmë të dashura për adhuruesit, numri i të cilëve vetëm po shtohet. 

Në mesditën e së mërkurës së 8 janarit, ajo bëri një shëtitje nëpër dyqane të ndryshme të rrobave për të treguar zgjedhjet e saj në modë. Zëri i Ritës është më i ashpër sesa një natë më parë kur ajo ka kënduar në “Highline Ballroom”, ku kishte të veshur një jelek të zi me disa pantallona të lirshëm nga mëndafshi në stilin e veshjeve nga Roberto Cavalli.