8 qershor 2015 – Nuk e gjeti policia që e kishte shpallur në kërkim, por e gjetën më parë vrasësit. Robert Rama, 31 vjeç, është emri i viktimës së sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. I riu, i lindur në Laç dhe banues në Tiranë njihej dhe me emër tjetër, të ndërruar pas shpalljes në kërkim. “Viktima ka qenë shpallur person në kërkim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë për veprën penale “Vjedhje me armë”. Pranë trupit iu gjet një armë zjarri, pistoletë”, tha policia, por pa dhënë ndonjë pistë për krimin.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”