Trafik i rënduar në autostradën Tiranë – Durrës. Videot e mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm” tregojnë vargun e gjatë të automjeteve që largohen nga qyteti bregdetar.

Pas një dite të kaluar në bregdetin e Durrësit, qytetarët rikthehen në kryeqytet. Kjo e diel ishte perfekte për plazh apo për të kaluar disa orë relaksi buzë detit.

Temperaturat e larta dhe moti i mirë krijonin kushtet optimale për një ditë pushimi në bregdet.