Vihen në pranga 2 persona në Durrës për dhunë në familje, njëri prej të cilëve ka rrahur bashkëshorten, ndërsa tjetri nënën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. Zh., 48 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ndaj të dyve rëndon vepra penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.