Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb se një prej personave të shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli.

Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si ‘Rrumi”. Bejdolli drejtonte makinën e “Rrumit” ditën e atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj. Sakaq, vëllezërit refuzojnë të japin shpjegime.

Bejdolli është personi që shoqëroi “Rrumin” dhe Ndojin në spital pas atentatit.

Kujtojmë se pengmarrja e dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt më parë. Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit. Ndërkohë pas për rreth dy orësh, Indrit Beqiraj është lënë i lirë nga pengmarrja./ BalkanWeb