Rexhep Guni, 58-vjeç, gjyshi i të miturit 3-vjeçar, i cili u arrestua nga Policia pasi u zbulua se në bashkëpunim me bashkëshorten e tij të moshuar dhe anëtarë të tjerë të familjes mbajtën peng nipin e tyre, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit ka caktuar ‘’Arrest në shtëpi’ ndaj Rexhep Gunit edhe Arben Selajt, të cilët u lanë në burg nga gjykata e Durrësit.

Kujtojmë që Rexhep e Bahrije Gjuni rrëmbyen nipin 3-vjeçar pasi donin ta rrisnin ata dhe jo familja e nuses, përpara hetuesve të moshuarit u shprehën se pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre ata gjenin ngushëllim te nipi 3-vjeçar.

Ngjarja ndodhi më 16 prill, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.

Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjec dhe një nga vëllezërit e gjyshes, Arben Selaj.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Referuar materialeve të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. Gj, pasi më datë 13.04.2024, është paraqitur shtetësia me iniciale I. Gj, banuese në Durrës, ka kallëzuar se vjehrri i saj, ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.