Mëngjesi i sotëm i ka gjetur rrugët e Durrësit nën pushtetin e ujit.

Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë krijuar të njëjtën panoramë të qytetit bregdetar, atë të rrugëve të përmbytura.

Uji, i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.