Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme zonat që preken nga lumi Erzen në Kantund të Ri.

Sako në postimin e saj në “Facebook”, thotë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura.

Postimi i plotë i Sakos:

Duke monitoruar nga afër në terren situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura.

Në njësinë administrative të Katundit të Ri në zonat që preken nga lumi Erzen dhe ku situata paraqitet me risk të lartë. Duke bashkëbiseduar me banorët dhe grupet e emergjencës në lidhje me situatën.

Janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë gjendje. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë në terren 2️⃣4️⃣ orë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat emergjente.