Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se qytetit do ti shtohet një shkollë e re si dhe një konvikt i ri.

Ndër të tjera ajo shprehet se rindërtimin i shkollës së mesme sportive kombëtare “Benardina Qerraxhia” dhe konvikti i saj mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP.

Postimi i plotë:

Një shkollë e re si dhe një konvikt i ri i shtohen qytetit.

Ka filluar puna për rindërtimin e shkollës së mesme sportive kombëtare “Benardina Qerraxhia” si dhe të konviktit të kësaj shkolle.

Rindërtimi i këtyre dy godinave mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP.

Në përfundim të punës 300 nxënës, 200 prej të cilëve do të qëndrojnë në konvikt si dhe stafi pedagogjik do të jenë në godina të reja me kushte dhe standarte evropiane.