Salla e kirurgjisë për shërbimin e urgjencës në spitalin e Durrësit është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako përmes një postimi në rrjetet sociale. E pranishme në prezantimin e sallës së re ishte edhe ministrja e Shëndetësi Ogerta Manastirliu.
“Në Durrës kemi çelur një tjetër investim të shumëpritur për banorët e qytetit bregdetar, për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e politklinikës së qytetit.”, shkruan ndër të tjera Sako.
Postimi i plotë:
Sapo përfunduam edhe një tjetër investim të rëndësishëm në Spitalin Rajonal të #Durrësit, në sallën e re të kirurgjisë për shërbimin e #Urgjencës, e pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë. Në Durrës kemi çelur një tjetër investim të shumëpritur për banorët e qytetit bregdetar, për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e #Poliklinikës së qytetit.