Ka nisur puna për ndërtimin e një qendre të re shëndetësore në qytetin e Durrësit.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjete sociale.

Qendra e re shëndetësore, në zonën e Spitallës, do t’i ofrojë shërbim mjekësor rreth 23 mijë banorëve të zonës.

“Një qendër e re shëndetësore i shtohet qytetit.

Vijon puna për ndërtimin e qendrës shëndetësore të Spitallës.

Kjo qendër e re do të jetë me standarte bashkëkohore dhe do të ofrojë shërbim mjekësor cilësor për 23 mijë banorë të kësaj zone”,- shkruan Sako.