Bashkia e Durrësit në datat 23-27 maj do të organizojë në qytetin bregdetar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive në kuadër të javës së turizmit.

Detajet i dha në një postim në “Facebook” kryebashkiakja Emiriana Sako.

Postimi i plotë:

☀️🌊 Në kuadër të Javës së Turizmit 23 – 27 maj 2023, Bashkia Durrës organizon një sërë aktivitetesh:

➡️ 23 – 24 maj: Muzeu Lëvizës Tradita.al me veshje popullore tradicionale. Shëtitorja ‘Taulantia’ (pranë parkimit publik)

➡️ 25 maj: Aktivitete sensibilizuese për mbrotjen e mjedisit 🌳 🌱🌎 Aksion pastrimi në Sektor Rinia

➡️ 26 maj: Aktivitete sportive përgjatë vijës bregetare ndërmjet të rinjve të qytetit 🥅🏐🏀

➡️ 27 maj: Street Party, përgjatë Bulevardit ‘Epidamn’ 🎇

Eja festo dhe ti me ne në Javën e Turizmit 🤾‍♂️🚴‍♀️🏖️🌊