Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka uruar rektorin e ri të UAMD-së, Shkëlqim Fortuzin.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shprehet besimplotë se Fortuzi do ta ngrejë me lart reputacionin e UAMD.

“Bashkia e Durrësit do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin dhe do të vijojë të japë mbështetjen e plotë për UAMD në fuqizimin e mëtejshëm të këtij institucioni dhe vënien e tij në shërbim të zhvillimit të qytetit tonë.”,- shkruan ndër të tjera Sako.

POSTIMI I PLOTË:

Urime në detyrën e re të rektorit të UAMD profesor Shkëlqim Fortuzit.

Mirënjohje për studentët dhe pedagogët që me zgjedhjen e një personaliteti si prof. Fortuzi i dhanë mundësinë këtij universiteti të ecë përpara në rrugën e përgatitjes me dije të vajzave e djemve që studiojnë aty.

Kemi besimin e plotë se prof. Fortuzi do ta ngrejë edhe me lart reputacionin e nderuar te UAMD dhe do ta kthejë atë në një institucion model në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Bashkia e Durrësit do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin dhe do të vijojë të japë mbështetjen e plotë për UAMD në fuqizimin e mëtejshëm të këtij institucioni dhe vënien e tij në shërbim të zhvillimit të qytetit tonë.