Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, 16 qershor, në orën 13:00.
Kujtojmë se në seancën e javës së shkuar, që ishte e para me diskutime pas zgjedhjeve, pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Këto të fundit, prej rezultatit zgjedhor që Partia Demokratike nuk e pranon dhe gjithë procesin e cilëson “farsë”.
Akuza të forta pati mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe eksponentëve të opozitës.
“Nuk bëhet opozitë dyerve të Brukselit”, u tha kryeparlamentarja demokratëve.
Kur erdhi momenti për të votuar ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, ata pak deputetë të PD-së dolën nga salla, ndërsa për këtë projektligj mjaftuan 71 votat pro të mazhorancës.