Policia Bashkiake e Durrësit vijon punën për lirmin e hapësirave publike në qytet, të cilat janë zënë në mënyrë të paligjshme.

Këtë radhë efektivët e kësaj policie, janë përqëndruar në lagjen nr.14, në rrugën “Bajram Tusha” si dhe në lagjen nr.13, rruga “Pavarësia”, ku kanë bërë të mundur përveç lirimit të hapësirave publike edhe pastrimin e shtyllave të ndriçimit nga tabelat reklamuese.

Në një postim në “Facebook”, policia bashkiake njofton se nëse subjektet do të rivendosin sërish reklamat, ndaj tyre do të merren masa administrative dhe deri në ndjekeje penale.

Postimi i plotë:

Në prag të këtij sezoni turistik si dhe në ndjekje të ankesave të ardhura nga qytetarët , sot shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga jemi përqënduar në lagjen 14 në rrugën Bajram Tusha si dhe në lagjen 13,rruga Pavarësia, Plazh,për të bërë të mundur lirimin e hapësirave publike si dhe lirimin e shtyllave të ndriçimit nga tabelat reklamuese të bizneseve pa leje përkatëse. Tabelat e vendosura në mënyrë abuzive nga këto subjekte u bënin pengesë për pamjen vizuale ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë segment rrugor.

Njoftojmë se për cdo subjekt që do rivendosin përsëri këto reklama do të merren masa administrative me gjobë deri ne ndjekje penale.

Falenderojmë qytetarët të cilët denoncojnë dhe informojnë për veprimet e kundërligjshme të një pjese të qytetarëve të papërgjegjshëm të cilët abuzojnë,cënojnë hapësirat dhe pronat publike në komunitet.