President i Urdhrit të Mjekut të rajonit Durrës është zgjedhur shefi i Urgjencës së spitalit rajonal, Gjergj Qerimi.
Qerimi ka fituar një mandat 5-vjeçar (2025–2030), ndërsa rezulton kandidati më i votuar për të mbajtur këtë post.
Më parë, ky post është mbajtur për dy mandate rresht nga mjekja neurologe, Edlira Harizi, që tashmë do të jetë zv/presidente e Urdhrit të Mjekut, që mbulon Durrësin dhe Krujën.
Ndërkohë, në një postim në rrjete sociale, Urdhri i Mjekut Durrës njofton edhe përbërjen e Këshillit Rajonal, i cili përveç mjekëve Qerimi dhe Harizi ka anëtarë edhe Muhamed Troplinin, Fredi Gugën dhe Natasha Prushin.