Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borakë, ku një 46-vjeçar ka plagosur me thikë një 33-vjeçar, i cili ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.