MILANO– Ish-bashkëshortja e Silvio Berlusconit, Veronica Lario do të paguhet më shtrenjtë se çdo futbollist në botë. Paga e saj vjetore, pas nënshkrimit të procedurave të divorcit është 36 milionë euro në vit, ose 100 000 euro në ditë dhe 700 mijë euro në javë. 

Por për bosin e skuadrës italiane AC Milan duket se kjo shifër nuk është edhe aq e lartë, pasi pasuria e tij vlerësohet rreth 5 miliardë euro. Me fjalë të tjera, nëse Veronica jeton edhe 30 vjet, Berlusconi do t’i paguajë asaj gjatë gjithë këtyre viteve mbi 1 miliardë euro. 

Por ky është divorci i tij i dytë dhe sipas mediave italiane Berlusconi po shet lojtarë për të paguar divorcet e tij.