Lojërat Olimpike janë një ndër kompeticionet më të ndjekur në botë, ku sportistët luftojnë për prestigj pasi mbajnë veshur simbolet e kombëtareve të tyre.

Por ajo që është më e rëndësishme është vlera e një medalje ari, apo të bronztë dhe të argjendtë.

Para disa kohësh, presidenti i komitetit olimpik italian bëri një deklaratë interesante duke thënë: ‘’Medaljet do të jenë një lloj kredie për sportistët, që në pamundësi të garimit u gjendën pa të ardhura’’, dhe vërtetë ashtu është.

Një medalje e artë ka vlerë 180 mijë euro, 20% më shumë se një medalje e artë në Lojërat Olimpike të Rio 2016. Një medalje e argjendtë vlen sa gjysma e një medalje ari, pra 90 mijë euro, ndërsa një medalje bronzi kushton 60 mijë euro.