Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar, të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë makinen në një pikë karburanti i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës, (punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale, e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.