Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maminas, Shijak.

Policia njofton se një mjet “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalid dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka përfunduar në spital.

Mësohet se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 26.07.2021, në orën 09:30, në Maminas, Shijak, shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalid që drejtohej nga shtetasi M. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.