Një situatë alarmante raportohet nga Shijaku, shkaktuar prej mbetjeve urbane.

Mosevadimi i këtyre të fundit prej ditësh tashmë ka sjellë si rezultat tejmbushjen e kontejnerëve dhe rrugëve.

Sikundër duket në pamjet që “DurrësLajm” po përcjell, mbetjet po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve dhe një vatër e rrezikshme infeksioni.

K.Gj.