Nga Myzejen Konduri
Ditët ikin shpejt. Harresa të mjegullon ngjarjet, pa i lënë të shuhen.
Termeti i frikshëm që ra në Turqi e të tjerë që po vazhdojnë, na kujtoi ne banorëve të Durrësit, përjetimet në kthetrat e vdekjes…por dhe dhimbjen e madhe të banorëve të disa qyteteve të Turqisë, që humbën të shtrenjtët e shpirtit, shtëpitë dhe mundin e një jete…
Tek ato pamje tmerri, ne shihnim dhe veten.
Besoj se lotët ua kanë mjegulluar shikimin, herë prej gëzimit kur shpëtoheshin fëmijë, gra, burra e të rinj nga rrënojat; herë nga trupat e pajetë, që deri tani kanë arritur një shifër të lartë.
Modestisht, pak me vonesë se operova bashkëshortin dhe kaluam ankthin e shëndetit të tij, shkova bashkë me djalin, si grua, nënë, shkrimtare dhe dhashë ndihmesën time. Kjo ishte mënyra për t’iu gjendur pranë të dëmtuarve nga tërmeti, veçanërisht fëmijëve.
I shkruajta këto rreshta si kujtesë për të gjithë banorët e qytetit të Durrësit, Shijakut, Laçit, Tiranës, Vorës, Krujës …që kanë përjetuar tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ne e ndjemë dorën e shtrirë të pushtetit vendor e qendror, njëkohësisht edhe të shteteve & Organizatave Ndërkombëtare nga mbarë Bota, pra edhe të qeverisë e të popullit turk.
Ndaj kjo është arsyeja e këtij shkrimi. Të kemi ndjeshmërinë për të dhënë aq sa mundemi secili.
Le të jetë ky shkrim, homazh për të humburit nga tërmeti në Turqi dhe këmbanë e fortë për të ndihmuar këta njerëz me aq sa mundet secili. Ata do ta sfidojnë këtë fatkeqësi, duke i qëndruar dhe ne në krah.