Sapo ka përfunduar rehabilitimi i rrugës së “Hoxhëve” në Arapaj, në njësinë administrative Rrashbull. Ky është një investim i realizuar në përgjigje të drejtpërdrejtë të kërkesave të banorëve, thotë kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet e saj sociale, teksa bashkangjit edhe pamjet gjatë punimeve.

Rehabilitimi ka përfshirë ndërtimin e kanalizimeve dhe asfaltimin e plotë të rrugës, duke lehtësuar kështu ndjeshëm qarkullimin si dhe duke përmirësuar cilësinë e jetesës për të gjithë komunitetin e zonës.