Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Aktorja e njohur angleze vdes në moshën 52-vjeçare pas betejës me kancerin

16/04/2021 - 20:56

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj.

Vdekja e protagonistes së serialit të njohur ‘Peaky Blinders’, u konfirmua nga bashkëshorti i saj i 14 viteve, aktori britanik Damian Lewis, i cili shkruante në një deklaratë:

“Jam i trishtuar të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur e madhështore Helen Mccrory ka vdekur sot paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e miqve e familjarëve. Ajo vdiq ashtu siç jetoi, pa pasur frikë. Ne jemi me fat që e kishim në jetën tonë. Fluturo në qiell dhe falemnderit”.

Aktorja ishte një nga yjet më të dashura për publikun britanik me role të shumta në televizion, kinema e teatro. Homazhe të shumta po bëheshin për të në rrjetet sociale.

Helen njihej për rolin e protagonistes Teze Polly në serialin e gangsterëve ‘Peaky Blinders’, si dhe atë të Narcissa Malfoy në serialin Harry Potter.

Në teatër ajo kishte fituar çmimin Richard Burton në 1995 për rolin e Lady Macbeth në dramën e Shekspirit.

Helen ishte martuar me aktorin Damian Lewis në 2007, dhe kishin dy fëmijë bashkë, bijën Manon Mccrory-Lewis, 14 vjeçe, dhe djalin Gulliver, 13.

Për njohjen mes tyre, Helen më parë ka thënë: “Ai më bënte të qesh, dhe vazhdon akoma. Të gjithë duan dikë në jetë që ta duan dhe t’i dojë, por për ne ishte thjesht fat, siç ndodh shumë herë, apo jo?”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori Liam Hemsworth është gati që të martohet me partneren e tij, modelen Gabriella Brooks.

Para 20 vjetësh, Bill Gates njoftoi se do të jepte dorëheqjen si CEO i kompanisë gjigande që ai themeloi me Paul Allen në 1975.

Muzika, jeta e natës dhe koncertet pësuan një goditje të fortë gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha ka zbuluar se e konsideron seksualitetin e saj “fluid”, dhe në një intervistë të re me Gay Times botuar të

Regjisori Eduart Grishaj dhe moderatorja Arbana Osmani, një nga çiftet e pëlqyera nga publiku shqiptar sot festojnë ditën e lindjes.

Më 26 dhe 27 maj do të zhvillohen netët gjysmëfinale të festivalit "Kënga Magjike 2021", ndërsa finalja do të jetë më 29 maj.

Seriali “La Casa De Papel” është një ndër më të preferuarit dhe të suksesshmit kohët e fundit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka promovuar albumin që do të dalë së shpejti, si dhe ka postuar disa foto k

Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë këtë.