Aktorja turke Hazal Kaya, e njohur në Shqipëri me rolin e Nihalit në serialin “Dashuri e ndaluar”, në muajin nëntor të vitit të kaluar solli në jetë djalin e saj.

Prej atij momenti, ajo dhe bashkëshorti, Ali Atay e kanë ruajtur vogëlushin Fikret me fanatizëm, duke mos e bërë publik imazhin e tij në asnjë moment.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Hazal është përballur me paparacët në rrugë, pasi sapo i ka parë ka mbuluar fytyrën e djalit.

Aman mos na e fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh“, u shpreh aktorja.

Kaya u pyet edhe për kilet që i kanë mbetur pas lindjes, por ajo u shpreh se nuk i intereson asgjë para shëndetit të djalit.