Anaid Kaloti ishte pjesë e diskutimit në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ndër të tjera foli edhe për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë së disa viteve më parë me modelen Oriola Marashi.

Fituesi i “Big Brother 6” pohoi se pas ndarjes, komunikoi vetëm për një periudhë të shkurtër me Oriolën, duke e ndërprerë më pas çdo kontakt me të.

I ngacmuar nga Bieta, Anaidi pranoi se ishte shumë e vështirë që t’i manaxhonte ndjenjat, ndaj ishte më mirë që mes tyre të vendosej një distancë, që ekziston edhe sot e kësaj dite.