Këngëtarja Ariana Grande po kalon disa probleme shëndetësore, çka mund ta detyrojë të anulojë koncertet e saj për turneun botëror.

Përmes disa postimeve në Instagram, 26-vjeçarja ka treguar se ka dhimbje të mëdha koke dhe fyti.

"Dhimbjet e mia janë shumë të mëdha dhe e kam shumë të vështirë të marr frymë gjatë shfaqjeve. Unë thjesht nuk e di çfarë po ndodh me trupin tim tani dhe dua ta kuptoj. Po konsultohem me mjekun, por kam frikë, se nuk e kuptoj pse nuk po përmirësohem sepse kanë kaluar mbi tre javë që ndodhem në këtë gjendje. Ndoshta do më duhet të anuloj disa nga koncertet", shkruan këngëtarja,