Shumë persona të famshëm janë solidarizuar me gjendjen e emergjencës globale për sa i përket pandemisë së COVID-19.

Nëpërmjet videove në rrjete sociale, ata i bëjnë thirrje popullit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin të gjithë urdhrat për parandalimin e përhapjes së saj.

Aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger i ka ftuar të gjithë qytetarët të bëjnë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Nëpërmjet një videomesazhi në faqen e tij në Instagram, ai i bën thirrje qytetarëve që të dëgjojnë ekspertët e shëndetësisë.

Ai shfaqet me dy kafshët e tij shtëpiake, një poni dhe një lama.