Beyonce vjen me linjën e saj të këpucëve (FOTO)

16/01/2020 - 17:49

Trupi i ekspozuar shet, kështu ka qenë gjithmonë dhe tendencialisht kështu do të mbetet përherë. E di shumë mirë këtë gjë Beyonce që publikon këpucët e saj të reja… të mbështetura tek të pasmet.

Këngëtarja është shfaqur shpërthyese në fushatën e koleksionit të saj të ri Ivy Park x Adidas, të dizenjuara prej saj.

Poza sensuale, një trupore me tanga që i nxjerr në hap të pasmet dhe gërshetat e gjatë afrikan, që kanë të shkruar logon e firmës së saj.

Celësin për suksesin ne tashmë e njohim dhe Beyonce, që është një sipërmarrëse eksperte, e di akoma më mirë. E lindur në 2014 nga bashkëpunimi mes Beyonce dhe Sir Philip Green, pronar i Topshop, Ivy Park dukej se do të mbyllej pas prishjes së marrëdhënieve mes tyre, ardhur si pasojë e abuzimeve të dyshuara seksuale për të cilat Green u akuzua.

Megjithatë këngëtarja arriti të krijojë një partneritet, sa historik aq edhe fitimprurës, me Adidas dhe është gati të ringjallë me pompozitet idetë e saj.

Nga 18 janar do të jetë e mundur t’i bleni online dhe në dyqanet e seleksionuara, gamën e produkteve të ideuar nga Beyonce, me çmime që janë nga 25 deri në 250 dollarë. Me ngjyra, forma të përshtatshme, atlete dhe taka të larta, linja e re parashikohet të shitet shumë shpejt. Nëse ka një gjë që Bey e bën më mirë është të kënaqë të gjitha format dhe masat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Supermodelja Gigi Hadid dhe këngëtari  Zayn Malik u rikthyen sërish bashkë pas ndarjes që zgjati pak më shumë se dy vite.

Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis është ndjerë keq gjatë një performace në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë.

Regjisori Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.

Ilda Bejleri është një nga personazhet më të komentuar rreth jetës së saj private për shkak të kuriozitetit të madh të ndjekësve të saj l

Një natë më parë, Aurela Hoxha, ishte pjesë e mbrëmjes së “Vogue” në festën e organizuar në Milano.

Që këto nuk janë kohë të qeta për Paris SG, kjo dihej. Por situata nuk pritet të ndryshojë, përkundrazi është përkeqësuar.

Nuk ishte e lehtë për këngëtaren Selena Gomez të linte pas krahëve lidhjen e saj me Justin Bieber, por duket se ajo e mori veten, ndërsa

Këngëtarja Katy Perry ka humbur ndjenjat gjatë audicionit të spektaklit "American Idol" në Sunriver, Oregon.

Moderatorja Arbana Osmani ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë, gjyshen.

Në një interviste për revistën "i-D", Gigi Hadid ka zbuluar shumë për jetën e saj personale.