Lajmi se aktori i famshëm Chuch Norris ishte në mesin e protestuesve që mësynë ndërtesën e Kongresit Amerikan, prej ditësh ka pushtuar rrjetet sociale. Në internet qarkullojnë foto që pretendohet se janë aktorit të njohur duke hyrë në ndërtesë.

Chuck Norris ka reagua përmes një postimi në rrjete sociale duke mohuar të ketë qenë pjesëmarrës në sulmin ndaj Capitolit më 6 janar.

“Më ka rënë në vesh se Chuck Norris ka qenë i pranishëm në sulmin në Cpitol më 6 janar, jo nuk isha unë, nuk kam qenë atje. Nuk ka asnjë vend për dhunë të çfarëdo lloji në shoqërinë tonë. Unë jam dhe gjithmonë do të jem për Ligjin dhe Rendin,” shkroi ai në Teitter.

Edhe Erik Kritzer, menaxheri i yllit të “Walker, Texas Ranger” thotë se aktori nuk ndodhej në Washington kur ndodhën trazirat vdekjeprurëse.

“Ky nuk është Chuck Norris”, ka shkruar Kritzer ndërsa poston foton e personit që në dukje ngjason me yllin hollivudian. Menaxheri tregoi se aktori është në fermën e tij në Teksas bashkë me familjen, dhe aty ka qenë përgjatë gjithë kohës.