Këngëtarja e “Jar of Hearts”, Christina Perri ka humbur vajzën e saj të sapolindur. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Natën e kaluar kemi humbur vajzën tonë. Ajo lindi e heshtur pasi luftoi kaq shumë për t’i arritur botës sonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkroi 34-vjeçarja krahas fotos prekëse.

 Pas komplikacioneve të shtatzënisë që shfaqi, këngëtarja prej 2 javësh ishte e shtruar në spital.