Eni Çobanit s’i ikën inati me Agron Llakajn

18/01/2020 - 13:57

Raporti i juristes së njohur të “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, me aktorin e humorit, Agron Llakaj, nuk ka qenë i mirë për disa vite me radhë.

Në show-n e humorit “Al Pazar”, që transmetohet në “Vizion Plus”, Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”, ku u fol se imitonte juristen, inspiruar nga rubrika e saj në programin “E diela shqiptare”, të titulluar “Shihemi në gjyq”.

Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili, siç thotë ajo, ka shpërfytyruar figurën e saj. Teksa ishte e ftuar në një emision televiziv, Eni deklaroi se do ta hidhte në gjyq.

Megjithatë, kohë më vonë ajo ndryshoi qëndrim dhe gjyqi nuk u bë asnjëherë. Historia nuk vazhdoi më tej, por këtë javë është rikthyer debati në distancë i Enit me Llakajn gjatë emisionit “Rudina”. E ftuar në emision, Eni Çobani u vu përballë një loje me emoji, në të cilën duhej të komentonte fotot që dilnin në ekran.

Një prej tyre ishte edhe fotoja e Agron Llakajt. Sapo e pa foton, Eni u shpreh se nuk do flasë shumë për të, veçse kërkon nga ai një shpjegim.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë, të suksesshëm dhe me lumturi! Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-ën ndoshta më vjen një shpjegim”, u shpreh juristja.

Kujtojmë që dy vite më parë, Agron Llakaj e sulmoi fort Eni Çobanin dhe rubrikën e saj të së dielës, “Shihemi në gjyq”. Pasi në emisionin e tij në “Vizion Plus”, “Al Pazar”, Llakaj ishte inspiruar nga zonja Eni për personazhin e Lirës, kjo e fundit u shpreh: “Agron Llakaj ushqehet me mua”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka kujtuar sot të atin e ndjerë në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng për ditë me radhë.

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modelen Xhesika Kadiu.

Lart e poshtë po flitet se prej disa kohësh, bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, po shijon një romancë të re, të cilën ka preferuar ta mba