Këngëtari Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, ish-tenistja Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të tretë më 30 janar.

Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtari përmes një fotoje në rrjete sociale. Iglesias ka konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë, e cila është vajzë.

Në foton e publikuar ai shfaqet në spital duke mbajtur të voglën e tij në krahë, më i lumtur se kurrë. Ai dhe Anna kanë edhe një vajzë e një djalë të cilët janë binjakë.