Aktori i humorit, Ermal Mamaqi përmes një postimi në Instagram, tregoi se këto ditë izolimi i ka shijuar shumë sepse ka mundur të qëndrojë me fëmijët gjatë gjithë kohës.

Mamaqi shkruan se ka patur mundësi për të bërë ato gjëra që përditshmëria dhe ritmi nuk ja lejonte.

Sipas tij, kjo është një kohë ku ne do mbushemi me energji, për t’i shpërthyer kur jeta të rikthehet në normalitet.

“Miq mos më gjykoni, por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre. Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down. Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë. Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë.Dhe tani. E shohim njëri tjetrin si rrezik për jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përsëri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa më i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot. Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dhe po fle me shumë, kisha 20 vjet që nuk flija kështu. Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po bëhemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji, që të shpërthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogël me mendjen. Do ja dalim”.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim.