Aktorja e njohur, Eva Mendes ka ndarë një lajm të gëzueshëm për të gjithë fansat e saj. Ajo do t’i rikthehet sërish aktrimit, pas 6 vitesh mungesë. 

“Unë duartrokas për ato gra që mund t’i bëjnë të gjitha, por unë nuk jam një prej tyre dhe kam një zgjedhje për të mos punuar dhe e kuptoj sa me fat jam që është edhe një zgjedhje. Jam e lumtur që kam patur mundësi të qëndrojë me vajzat e mia, por tani që ato janë rritur unë kam filluar të ndiej sikur ambicia ime po kthehet. Më ka lindur sërish dëshira për të aktruar”, u shpreh Eva për ‘The Sunday Morning Herald’.

46 vjeçarja u shkëput nga aktrimi që në vitin 2014. Ajo është e martuar me aktorin Ryan Gosling dhe kanë dy vajza, njëra 6 dhe tjetra 4 vjeç.