“Falco” apo “I love Tropoja”? Eva Murati: Filmi i Bes Kallakut nuk ishte në shijet e mia!

25/02/2020 - 14:18

Ka eksperimentuar shumë dhe ekrani duket se është një pjesë e pandarë e Eva Muratit, pasi ka nisur fillimisht me spotet publicitare të ndryshme, emisionet televizive, por ka një numër rolesh edhe si aktore në disa filma të realizuar vitet e fundit në Shqipëri.

Ndonëse jo pjesë e kastit, por duke i parë me syrin e publikut, Eva Murati ka dhënë mendimin e saj edhe për filmat e fundit të aktorëve të humorit, Bes Kallakut me filmin “Falco” dhe Ermal Mamaqit me fimin “I love Tropoja”, dy prurje të 2019-s që kanë tërhequr shumë shikues.

“Filmin e Besit e pashë, është një humor që nuk e gjej shumë veten me të thënë të drejtën. Është humor ‘çuna lagjesh’. Filmi i Ermalit më pëlqeu, e pashë, qesha. Më habisin njerëzit kur thonë që shkova, u mërzita. Është një komedi, njerëzit duhet të përgëzojnë edhe Ermalin e Besin që kanë bërë këtë gjë. Në një vend ku nuk të jep shumë mundësi arti, sa mirë që ka individë të tjerë që bëjnë këtë gjë. Nuk jam dakord që kushdo që merr pjesë në këto filma të quajë veten aktor”, shprehet në “Rreze Dielli” Eva Murati.

Vetë Eva Murati ka qenë pjesë e filmit me metrazh të shkurtër "I Jashtëligjshmi", serialit "Skanderbeg", por edhe një sërë rolesh në teatër. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug është dërguar në spital pasi dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Pas lajmit që qarkulloi në disa media se xhaxhai i këngëtares Greta Koçi është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të

Një tjetër vdekje e një artisti është shënuar nga koronavirusi.

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk e ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koro

Trajneri i njohur i dialektit, 76-vjeçari Andrew Jack ka humbur jetën të martën në një spital në Surrey, pas betejës me koronavirusin. 

Ata janë ndarë prej disa muajsh tashmë, pas katër vitesh dashuri së bashku, prej së cilës ka lindur një vajzë e bukur, Lea De Seine.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë

Këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri ka njoftuar se sot ka humbur vjehrrin. Këngëtari shkruan në rrjete sociale se i afermi i tij v

Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italisë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në nj

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara D'Urso falënderoi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Ita