Fifi tregohet e sinqertë: Jam e dashuruar kokë e këmbë, por…

06/04/2020 - 10:26

Kjo ditëlindje për Fifin ishte ndryshe nga gjithë të tjerat sepse nuk mund të ishte pranë njerëzve të saj më të dashur, për shkak të izolimit si pasojë e situatës së krijuar nga virusi.

Por programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan në ditën më të veçantë për të përgatiti shumë surpriza. Gjithashtu drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea zhvilloi me të një intervistë shumë ndryshe, ku Fifi rrëfeu shumë detaje interesante të pathëna më parë nga jeta e saj personale.

Ardit Gjebrea: Cila do ishte lista e një ditëlindje të munguar, kështu do të zbulojmë dhe njerëzit e dashur për ty?

Fifi: Ka shumë njerëz që duhet t’i përmend tek kjo listë.

Ardit Gjebrea: Kë do doje që mos ta dinte mami me babin?

Fifi: Mami dhe babi im, nëse jo babi, mami e di çdo gjë që ndodh në jetën time dhe nuk kam çfarë të fsheh prej atyre.

Pyetjes nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se është e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, por emrin e tij ka vendosur mos e tregojë kurrë.

Fifi: Po jam shumë vallai. Këtë pyetje nuk duhet të ma bënin se tani prishet grimi.

Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?

Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time.

Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo?

Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del!

Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!

Fifi: Ai mend në kokë ka, por…

Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë?

Fifi: Duhet ta shoh, se akoma s'e kam vendosur.

Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën?

Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.