Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos ta rifusë në burg

01/03/2021 - 17:21

Gjykata  e Kukësit ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina.

Bëhet me dije se trupi gjykues ka vendosur të ndryshojë masës nga "arrest shtëpie" në "arrest me burg" pasi këngëtarja ka shkelur masën dhe është arratisur.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë sot në mungesë të këngëtares. Fjolla prej më shumë se një muaji është në kërkim pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe është larguar në drejtim të paditur. Seanca tjetër mbahet me 11 mars.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ndau me fansat lajmin se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të dytë.

Aktori hollivudian, Christian Bale është i njohur për transformimet e jashtëzakonshme duke iu përshtatur roleve filmike.

Dua Lipa artistja shqiptare me famë botërore, është një figurë shumë e dashur për publikun.

Jennifer Lopez është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, Alex Rodriguez. Çifti ka njoftuar për ndarjen në një deklaratë të bërë pak d

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.