Pas lidhjes së shkurtër që pati me Tyler Cameron, super modelja Gigi Hadid po përflitet për një ribashkim të mundshëm me dashurinë e saj të vjetër.

Burime për “E!News” kanë treguar se Gigi po flet sërish me këngëtarin Zayn Malik dhe ata janë shumë pranë një ribashkimi.

Burimi tregon se në zemrën e Gigi-t, Zayn ka pasur gjithmonë një vend të veçantë dhe nuk është aspak çudi nëse do i shohim bashkë shumë shpejt.

Gigi dhe Zayn janë përfolur për lidhjen e dashurisë që në nëntor të vitit 2015 dhe deri më sot marrëdhënia e tyre ka patur shumë ulje-ngritje.

Për herë të fundit ata janë parë bashkë në janar të këtij viti dhe gjatë kësaj kohe janë përfolur edhe për histori të tjera dashurie.